Loading…

Mozzik dhe Loredana kapen përsëri bashkë

  • 19/11/2020 | 20:00

Mozzik dhe Loredana kapen përsëri bashkë

Prej disa ditësh në media po raportohet se Mozzik dhe Loredana do sjellin një këngë së bashku dhe jemi të bindur se do jetë hiti i vitit.


Këto zëra i konfirmoi edhe vetë reperja e cila, e pyetur lidhur me bashkëpunimin e përfolur me Mozzik në kanalin e saj në You Tube, u përgjigj:

“Është sekret për momentin, por do e mësoni!”– ka qenë kjo përgjigja e Loredanës.

Pra, ajo la të kuptohet se diçka po sjellin, por nuk zbuloi detaje. Teksa në një koment tjetër shkroi se ka gati një mega hit me një artist mashkull.

Madje, çifti ishte në Kosovë disa ditë më parë për xhirimet e klipit, ndërsa postimet e tyre në Instagram na e treguan këtë.

Por Kosova nuk është vendi i vetëm ku çifti po xhiron për këngën që po pritet me padurim.

Ata gjenden tashmë së bashku në Berlin të Gjermanisë dhe nëse doni fakte, ja ku i keni:

“Dior” në Berlin, Gjermani

Prej rreth një muaji ata po përflitet se janë ribashkuar dhe e gjitha nisi kur iconstyle.al vuri re se dyshja ndiqte ende njëri-tjetrin në TikTok, për tu pasuar nga videoja e tyre në një qendër tregtare në Gjermani e deri te deklaratat e ëmbla, veshjet, e shoqëria me njëri-tjetrin.

Për më tepër, kohët e fundit Loredana po përflitet se është shtatzënë për herë të dytë, për shkak se në fotot e fundit barku duket pak më i fryrë se më parë.

Megjithatë e gjithë kjo është thjesht aludim, sepse deri më tani Loredana nuk ka komentuar fare në lidhje me këto zëra.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë