Loading…

Mourinho shkeli në dërrasë të kalbur, akuzoi arbitrin se ‘është shitur’ tek Juventus

  • 21/02/2022 | 13:24

Mourinho shkeli në dërrasë të kalbur, akuzoi arbitrin se ‘është shitur’ tek Juventus

Trajneri i skuadrës italine të futbollit Roma portugezi Jose Mourinho rrezikon të penalizohet me dy ose tri ndeshje, pasi që bëri një reagim verbal të ashpër ndaj gjyqtarit Luca Parieto, ai u përjashtua nga gjyqtari në pjesën e dytë të ndeshjes Roma dhe Hellas Verona.


“Juventusi të dërgoi?” dhe “A të ka angazhuar Juventusi”, iu drejtua gjyqtarit trajneri romak.

“Giallorossët” u rikthyen pas dy golave disavantazh, por Mourinho humbi durimin duke bërë një gjest me “thirrje telefonike” me dorën e tij.

Gazeta italiane “La Stampa” shpalos detaje ku sipas tyre Mourinho i ka bërtitur Parietos me fjalët fjalët, “Ata të dërguan këtu me qëllim, Juventusi të dërgoi”.

“Bardhezinjët” janë kundërshtarë të drejtpërdrejtë të Romës për një vend në top katërshe dhe janë gjashtë pikë mbi Romën në tabelën e Serie A.

Vëllai i Pairettos, Alberto ka punuar për Juventusin gjatë tetë viteve të fundit si shef i të ardhurave të stadiumit. Babai i tyre Pierluigi ishte një ish-arbitër i Serisë A, i dënuar pas skandalit “Calciopoli”. Pairetto, 37 vjeç, është një nga zyrtarët më me përvojë të Serie A.

Ai ka ndarë drejtësinë në 92 ndeshje në ligën më të lartë të Italisë dhe u promovua si gjyqtar ndërkombëtar shtatorin e kaluar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë