Loading…

Mourinho me deklaratë prekëse pë Eriksen: Kam qarë dje, besoj se Zoti po e shikonte ndeshjen në atë moment

  • 13/06/2021 | 22:24

Mourinho me deklaratë prekëse pë Eriksen: Kam qarë dje, besoj se Zoti po e shikonte ndeshjen në atë moment

Ish-trajneri i Tottenhamit Jose Mourinho zbuloi në një intervistë për “TalkSPORT” se ai qau dhe u lut pasi pa dje Christian Eriksenin duke u shembur në tokë në ndeshjen e Euro 2020 kundër Finlandës dje.


Për fat të mirë, pasi mori trajtim në fushë në fundin e pjesës së parë, Eriksen u dërgua më pas në spital dhe u stabilizua, përcjellë KosovaPress.

“Kam qarë dje, jam lutur dje për Eriksenin. Zoti po shikonte futboll dje”, tha shkurtimisht Jose Mourinho.

Trajneri nga Portugalia tha se ai kishte biseduar me yllin e Tottenhamit, Pierre-Emile Hojbjerg, i cili dukej i sigurt për gjendjen e Eriksen.

Eriksen luajti nën urdhrat e Jose MourinhoS te Tottenhami dhe aty ishte edhe fundi i aventurës së tij me skuadrën angleze.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë