Mediat italiane kanë zbuluar se Jose Mourinho pas përfundimit ka shpërthyer rëndë ndaj lojtarëve të tij pas eliminimit në kuadër të Kupës së Italisë ndaj skuadrës së Inter,shkruan Gazeta Metro.
Skuadra e Romës në ndeshjen e zhvilluar të martën pësoi humbje me rezultat 2-0 në Giuseppe Meazza me golat e ish-lojtarit të Romës, Edin Dzeko dhe Alexis Sanchez.
Lidhur me këtë humbje ka reaguar edhe trajneri i cili njihet për temparamentin e tij portugezi, Jose Mourinho.
Gazeta italiane Corriere dello Sport zbulon se Mourinho se kishte akuzuar futbollistët e tij për mungesë burrnie dhe duke ju thënë që të më mirë të ikin dhe të shkojnë të luajnë në Serie C.
“Dua të di pse në 10 minutat e para me Interin u dhjetë në brekë? Dhe pastaj dua të di pse kundër Milanit bëtë të njëjtën gjë në 10 minuta. Të gjithë, askush nuk përjashtohet. Dua të di pse për dy vite jeni treguar të vegjël ndaj të mëdhenjve. Nëse jemi të vegjël, gjyqtarët na trajtojnë si të vegjël. Ata e trajtojnë Romën si fëmijë. Interi është një super skuadër, ju i kishit përballë dhe në vend që të gjenit motivimin e duhur, dhjetë në brekë”, ishin fjalët e Special One.
Ndër të tjera ai shtoi se:“E meta më e madhe e një mashkulli është mungesa e topeve, mungesa e personalitetit. Keni frikë nga lojëra të tilla? Atëherë shkoni e luani në Serie C, ku nuk do të gjeni kurrë skuadra me kampionë, stadiume të shkëlqyera, presionin e futbollit të madh. Ju jeni njerëz pa tope. Gjëja më e keqe për një mashkull”.
Giallorosët gjenden në pozitën e shtatë në tabelë me 39 pikë në 24 ndeshje të zhvilluara në Serie A. /gazetametro.net