Skuadra e Romës ka arritur marrëveshje me Lille për transferimin e mbrojtësit turk, Zeki Celik, pas disa javësh negociata të zhvilluara mes të dyjave klubeve. Ishte vetë trajneri, Jose Mourinho, i cili e kishte kërkuar me ngulm futbollistin tek ‘Giallorosët’, transmeton Gazeta Metro.
Siç raporton gazetari i Sky Sport, Gianluca Di Marzio, skuadra franceze ka pranuar ofertën e dytë nga Roma për 25-vjeçarin, e cila ishte shtatë milionë euro plus 15 % të vlerës së ardhshme nëse do të shitet në të ardhmen ai.
Më tutje Di Marzio thekson se Roma tashmë po punon për të caktuar datën kur do t’i kryej mbrojtësi testet mjekësore dhe pastaj të nënshkruajë kontratën me klubin.
Ai thotë se ishte portugezi, Jose Mourinho, i cili e thirri vetë lojtarin për ta bindur për projektin e klubit dhe dëshiron sa më shpejtë ta ketë në dispozicion, për ditën e parë të stërvitjes për përgatitjet parasezonale në Portugali.
Celik edicionin e kaluar kishte qenë titullar i pa diskutueshëm tek Lille, me të cilën zhvilloi 40 ndeshje në të gjitha garat dhe arriti të shënoi edhe tre gola dhe dhuroi tre asistime. /gazetametro.net