Loading…

Motra e Arbanës, nga një fjali per Abdixhikun, Robellin, Ismailin e Jeta Xharrën

  • 09/05/2017 | 23:27

Motra e Arbanës, nga një fjali per Abdixhikun, Robellin, Ismailin e Jeta Xharrën

Debatit lidhur me aderimin e tashmë ish-kryeredaktores së Gazetës ‘Zëri” Arbana Xharra në PDK, iu bashkua edhe motra e saj Besiana Xharra.


Ajo ka thënë disa fjalë për të gjithë ata që drejtuan kritika të ashpëra ndaj kësaj lëvizjeve të Arbana Xharrës.

Besiana Xharra ka ushtruar kohë më parë profesionin e gazetares, kurse tani jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell gazetametro.net

Në publikimin e saj në rrjetin social Facebook, Besiana Xharra ka thumbuar drejtorin e Institutit Riinvest Lumir Abdixhiku, i cili gjatë ditës së sotme u përfshi në një varg kritikash për ish-gazetaren Xharra.

Ajo poashtu ka kritikuar  analistin Enver Robelli, si dhe deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Fisnik Ismaili i cili ka qenë mjaft i ashpër teksa shkroi anëtaren më të re të PDK’së.

E motra e Arbanës nuk la pa thumbuar as drejtoreshën e BIRN’it, Jeta Xharrën.

Më poshtë mund të gjeni të plotë publikimin e Besiana Xharrës me rastin e kalimit të motrës së saj në PDK:

Kush po na shet moral:

Një udhëheqës i një instituti ‘të pavarur’, që ka zhvat miliona prej LDK-së, e që jeton si Zot në lagjen më të shtrejtë të Prishtinës ‘Marigona’, ku ka jo 1 por 2 shtëpi.  (I paskrupullt).  (Duke aluduar në Lumir Abdixhikun).

Pronare e medias, ku punëtoret femra sapo te mbesin shtatzënë i largon nga puna, e tjerët i shfrytëzon si skllavë, derisa vet përfiton miliona. (kjo për mu është njëjtë si me mbyt njerëz).  (Duke aluduar në Jeta Xharrën).

Një ‘analist” që është në gjendje me e shit historinë e kombit tu bashkëpunu me historianin më anti-shqiptar të huaj, e që vet jeton në Zvicër larg çdo të keqe që po përjeton Kosova. (I ulët).  (Duke aludua në Enver Robellin.)

Politikanë të rinjë, që shiten e ndërtojnë karrierë mbi vlerat liberale, por që për vota, edhe jetën e e tyre personale e shesin, përfshirë këtu edhe fshehjen e orientimit seksual. (patetike)

Një i deputet i partisë më radikale në vend, që fjalën ‘mut’ e përdor aq shpesh sa që mendoj që edhe e han shpesh, e që vet i ka ba milionat prej PDK-së. (I gërditshëm). (Duke aluduar në Fisnik Ismailin).

A po doni ma shumë, o patetika. Jeni për keqardhje.  /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë