Sipas Institut Hidrometeorologjik të Kosovës, erërat e fuqishme dhe reshjet e borës do të jenë prezent mbi vendin tonë gjatë ditës së sotme.
Gjatë kësaj periudhe ( e hënë – e premte) temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -4 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1- 4 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veri-perëndimit me shpejtësi mbi 13m/s.