Loading…

Moti sot dhe parashikimi për ditët në vazhdim (Foto)

  • 09/07/2017 | 08:28

Moti sot dhe parashikimi për ditët në vazhdim (Foto)

Ditëve të fundjavës, një valë e të nxehtit nga Afrika veriore do të filloj të shtrihet edhe mbi rajonin tonë, duke sjellur mot më të nxehtë edhe ditëve të para të javës së ardhshme.


Në fundjavë do të mbajë mot i nxehtë, me vransira të pjesëshme. Për shkak që mbi rajon do të shtrihet edhe një lug barik, gjatë orëve të pasdites vende-vende nuk përjashtohen mundësi edhe për riga lokale shiu. Më pas, në fillim të javës së ardhshme, me ardhjen e valës së të nxehtit nga Afrika veriore, do të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje graduale mbi vlera mesatare për këtë periudhë. Minimalet do të sillen nga 15C deri në 17C, e maksimalet nga 31C deri në 34C.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 1-7m/s.
Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlera normale./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë