Loading…

MOTI: ‘Pranverë’ në mes të dimrit, këto temperatura nuk priteshin | Tabela

  • 06/02/2018 | 08:11

MOTI: ‘Pranverë’ në mes të dimrit, këto temperatura nuk priteshin | Tabela

Moti si në ‘pranverë’ do vazhdojë edhe ditët e ardhshme. Kështu parashikojnë meteorologët e vendit. Diell dhe mundësi të pakta për reshje pritet ta karakterizojnë motin ditët në vijim.


Sipas parashikimeve , mëngjesi i ditës së sotme do të kalojë me ngrica, ndërsa gjatë ditës priten intervale me diell e me vranësira, përcjell Gazeta Metro.

Mot kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu do na përcjell edhe ditët në vijim me 7,8,9 shkurt.

Ndërkohë, ditëve të para të javës vlerat ditore të AQI do të rriten në mesatare, me tendencë që të kalojnë edhe në të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit në ditët e para të javës do të pësojnë rënie të lehtë por do të mbesin mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -2C deri në 2C, e ato maksimale nga 6C deri në 10C.

Në ditët e para të javës era do të fryejë lehtë nga verilindja 1-2m/s, e nga mesi i javës mesatarisht e fuqishme nga juglindja-jugperëndimi 5-13m/s. Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale, e më pas gradualisht do të pësojë rënie, përcjell Gazeta Metro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë