Temperaturat sërish do të ngritën. Nga sot temperaturat maksimale të ditës do të mbeten të ngjashme me ditët të gjysmës së dytë të javës që lame pas.
Ndërsa nesër, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje duke lëvizur nga 5 deri në 11 gradë Celsius, kurse temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5C deri -1 gradë Celsius.
IHK parasheh po ashtu se do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi deri në 7m/s./gazetametro.net