Loading…

Moti për pesë ditë

  • 02/02/2017 | 08:39

Moti për pesë ditë

Ditët e para të muajit shkurt sjellin mot më të butë, mundësi për shi.

Sipas Prishtina Weather ditët e para të muajit shkurt do të sjellin rritje të temperaturave mbi vlera mesatare, pasiqë masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të shtrihen mbi rajon. Ndërkohë nga Atlantiku fusha të ulëta barike do të depërtojnë mbi Europën qëndrore dhe veri të rajonit, ku ditëve të fundjavës do të sjellin mundësi për reshje lokale shiu, transmeton gazetametro.net.

Të enjten (sot) dhe të premten do të mbajë mot kryesisht me vransira dhe intervale me diell, ndërsa ditën e premte priten mundësi edhe për reshje të dobëta shiu. Në fundjavë do të mbajë mot kryesisht i vranët, vende-vende me reshje të dobëta shiu.

Deri në fundjavë temperaturat do të shënojnë rritje edhe mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -2C deri në +2C, e maksimalet nga 7C deri në 10C.

Era do të fryejë mesatarisht nga ana jugore 2-9m/s, ndërsa shtypja atmosferike do të pësojë rënie deri në vlera normale.

Nga parashikimet e fundit, nga mesi i javës së ardhshme, shfaqen tendenca, jo shumë të besueshme, për depërtim të masave të ftohta ajrore nga verilindja, që do të zbresin temperaturat dhe të sjellin mundësi për reshje bore, e ditëve të ardhshme me zhvillimin e parashikimeve të reja do të ju mbajmë të informuar. /gazetametro.net.

Më poshtë shikoni tabelën e motit prej ditës së sotit deri në ditën e hënë:

motii-tabele

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë