Këtë fundjavë, veçmas të shtunën mbrëma dhe të dielën në mëngjes, me shumë mundësi edhe për reshje kalimtare shiu.
Në fillim të javës pritet ndryshim i situatës sinoptike. Do të mbajë mot i paqëndrueshëm, ku priten edhe të reshura shiu dhe rënie e temperaturave.
Kushtet e qëndrueshme të motit, mbajnë ndotësit ajror më të përqendruar pranë sipërfaqes, e indeksi i cilësisë së ajrit kalon edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, kryesisht orëve të mbrëmjes, derisa gjatë ditës vende-vende indeksi do jetë në vlera të pranueshme.
25.03 – Pjesërisht vranët. Më vonë në mbrëmje, reshje lokale shiu.
26.03 – Herët në mëngjes reshje kalimtare shiu. Ditën intervale me diell.
27.03 – Kryesisht vranët dhe me të reshura shiu kohë pas kohe.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 2C e 6C, e ato maksimale arrin vlera edhe mbi 17C ditën e shtune, e deri të hënën zbresin edhe në 13C e 15C.
Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi e jugperëndimi 3-10m/s, e nga e hëna ndryshon drejtimin në verilindje.
Shtypja atmosferike përreth vlerave normale, me tendencë të rënies deri ditën e hënë.