Loading…

Moti për javën në vazhdim |TABELA

  • 31/03/2019 | 14:15

Moti për javën në vazhdim |TABELA

Gjatë fillimit të kësaj jave në vendin tonë pritet të mbajë mot i ngrohtë e me diell, ndërsa nga e mërkura priten reshje të shiut, transmeton Gazeta Metro.


Temperaturat minimale do të luhaten nga 3C deri në 5C, e maksimalet do të arrijnë deri në 20C, ditën e hënë, e më pas do të zbresin në 16C, e ditën e premte edhe deri në 13C.

Parashikimi i detajuar:

1.04 – Ngrohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.

2.04 – Ngrohtë, paradite kryesisht kthjellët. Ditën vransira dhe diell, mundësi për riga lokale shiu.

3.04-4.04 – Të mërkurën, kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullimë. Ditën e enjte, vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

5.04 – Më freskët, kryesisht vranët. Kohëpaskohe priten reshje të dobëta shiu.


Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres rreth vlerave normale, e në pjesën e dytë të javës edhe nën këto vlera./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë