Loading…

Moti për javën e ardhshme

  • 04/12/2016 | 14:23

Moti për javën e ardhshme

Mot kryesisht me diell, ndërsa në vise të ulëta me mundësi për mjegull, këto parashikime vijnë nga Prishtina Weather.

Gjatë javës në vijim vendi ynë do të jetë nën ndikimin masave të ftohta ajrore që shtrihen në lindje të kontinentit, dhe fushave të fuqishme me presion të lartë që shtrihen nga ishujt Britanik deri në Detin e Zi.
Pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët. Orëve të mëngjesit do të ketë ngrica, e në vise të ulëta dhe lugina mundësi për mjegull, ku vende-vende mjegulla mund të mbetet më gjatë edhe ditën.
Temperaturat e ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare, me minimale nga -6C deri në -3C, e ato maksimale nga +3C deri në +8C. Në vende ku mjegulla mund të mbetet edhe gjatë ditës, maksimalet do të jenë më të ulëta.
Era do të fryejë nga juglindja dhe verilindja 1-6m/s, derisa shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë