Loading…

Moti për ditën e sotme

  • 04/01/2017 | 08:50

Moti për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paraparë se që nga sot në vendin tonë shtypja atmosferike e lartë mbi vlerat e normales do të zbresë nën vlerat e normales me çka presim dhe ndryshim në gjithë parametrat meteorologjikë.

Mbi vendin tonë gjatë ditës së sotme do të jenë prezent erërat e fuqishme dhe reshjet e borës.

“Pas reshjeve dhe fuqisë së këtyre masave me origjinë polare parashihen ulje të dukshme të vlerave termike në dy ekstremet, duke bërë që merkuri në termometër të zbresë në fundjavë deri -17 gradë celsius, kurse në viset malore deri -19 gradë celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Gjatë kësaj periudhe ( e hënë – e premte) temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -4 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1- 4 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi mbi 13m./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë