Në Kosovë gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht i mirë dhe me diell njofton Gazeta Metro.
Përderisa brigjet e Europës perëndimore po goditen nga uragani “Leslie”, mbi rajonin tonë vazhdon të mbajë mot stabil, si rrjedhojë e shtrirjes së fushave anticiklonike mbi Europën lindore.
Deri të enjten vazhdon të mbajë mot stabil, i ngrohtë dhe me intervale të gjata me diell. Mirëpo, sipas parashikimeve të fundit, gjatë fundjavës, kjo situatë bllokuese pritet të ndryshojë, ku priten edhe mundësi për reshje si dhe rënie të temperaturave, shkruan gazetametro.net.
Temperaturat e ajrit, mbeten mbi vlera mesatare, me minimalet që do të luhaten nga 5C deri në 7C, e maksimalet nga 22C deri në 23C.
Do të fryejë erë e lehtë nga lindja dhe verilindja 2-4m/s../gazetametro.net