Loading…

Moti për ditën e premte

  • 23/08/2018 | 23:37

Moti për ditën e premte

Siç parashikojnë meteorologët, deri në fundjavë do mbajë  mot i nxehtë, kryesisht me diell. Javën e ardhshme më ftohtë, transmeton Gazetametro.net.


Temperaturat e ajrit deri në fundjavë do të mbesin mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet do të sillen nga 13C deri në 15C, ndërsa maksimalet nga 28C deri në 29C, e ditën e hënë do të zbresin deri në 22C.

Era do të fryejë nga drejtime të ndryshme e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-8m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të pësojë rënie të lehtë nën vlera normale.

Parashikim i detajuar i motit nga nesër deri më 26 gusht.

24.08 – Mot i nxehtë, pjesërisht i vranët. Pasdite vende-vende priten reshje lokale shiu me bubullima.
25.08-26.08 – Në fundjavë mot kryesisht i nxehtë, të shtunën kryesisht me diell, e pasdite vende-vende me reshje lokale shiu dhe bubullima. Të dielen mot pjesërisht i vranët, pasdite me reshje lokale shiu dhe bubullima.
27.08 – Mot më i ftohtë, kryesisht i vranët, kohëpaskohe me shi, e gjatë ditës priten edhe zhvillime të shtrëngatave./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë