Deri në fundjavë mot stabil, kryesisht me diell dhe më ngrohtë. Pastaj fillojnë reshjet e shiut.
4.10 – Mot kryesisht me diell.
5.10-6.10 – Mot i mirë, kryesisht me diell.
7.10 – Paradite mot kryesisht me diell. Gjatë ditës vransirat do të shtohen, e pasdite vonë rreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.
8.10 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu.
Temperaturat e ajrit, gradualisht do të fillojnë të rriten pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 4C deri në 8C, e maksimalet nga 20C deri në 23C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja dhe juglindja 3-9m/s. Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të theksuar mbi vlera normale./Gazetametro.net