Loading…

Moti në Kosovë, çfarë parashikojnë sinoptikët pët sot

  • 19/03/2019 | 10:24

Moti në Kosovë, çfarë parashikojnë sinoptikët pët sot

Mot i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare dominojnë në pjesën më të madhe të territorit gjatë paradites, transmeton Gazeta Metro.

Por pasditja dhe mbrëmja sjellin kalime vranësirash të shpeshta në të gjithë vendin.

Më të dukshme paraqiten në verilindje dhe juglindje duke gjeneruar reshje të pakta shiu në këto rajone.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit janë ulur në mëngjes por mesdita ruan vlera konstante duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 2°C juglindja deri në 22°C në jugperëndim.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë