Vendi ynë në fundjavë do të ketë mot kryesisht të vranët, me mjegull dhe me intervale me diell. Këto ditë, Kosova do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik, shkrun Gazeta Metro.
Minimalja e temperaturës gjatë fundjavës do të lëvizë ndërmjet -4 deri -6 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlerat e normales, por ka tendencë të ulet gjatë javës së ardhshme, lagështia relative e ajrit në mëngjes do të jetë rreth 98% , gjatë ditës parashihet të bie rreth 74%.