Loading…

Moti me shumë befasi gjatë ditës së sotme, mësoni si do të jenë temperaturat gjatë kësaj jave |FOTO

  • 02/09/2018 | 23:41

Moti me shumë befasi gjatë ditës së sotme, mësoni si do të jenë temperaturat gjatë kësaj jave |FOTO

Java e parë e vjeshtës meteorologjike me mot të ndryshueshëm dhe rënie e lehtë e temperaturave, shkruan gazetametro.net.


Fusha të presionit të ulët mbi rajonin tonë do të shtrihen nga Italia, që do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm, me diell, vransira dhe reshje shiu.

Gjatë ditës së sotme do të mbaj mot i ndryshueshëm, paradite pritet mot kryesisht me diell, kurse pasdite mbi vendin tonë pritet reshje shiu të përcjellura me bubullima në disa zona malore, shkruan gazetametro.net.

Më poshtë keni motin për ditët e ardhshme të kësaj jave:

2.09.2018 – Më një shtator fillon stina e vjeshtës sipas kalendarit meteorologjik, e ditëve të para të këtij muaji, mbi rajonin tonë do të shtrihen fusha të presionit të ulët nga Italia, që do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm, me diell, vransira dhe reshje shiu, kryesisht orëve të pasdites. Ndërkohë masa të ftohta ajrore që pritet të depërtojnë, gradualisht do të zbresin lehtë temperaturat rreth vlerave mesatare.

3.09 – Mot kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

4.09 – Paradite mot kryesisht me diell. Pasdite pjesërisht vranët. Më vonë vende-vende mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.

5.09-6.09 – Të mërkurën mot kryesisht me vransira. Gjatë ditsë vende-vende priten resje të dobëta shiu. Ditën e enjte mot pjesërisht vranët, e gjatë ditës mundësi për riga lokale shiu.

7.09 – Mot kryesisht me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.

Temperaturat e ajrit, do të pësojnë rënie të lehtë rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga nga 12C deri në 16C, e maksimale do të zbresin nga 28C në 23C.
Do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme nga jugu dhe perëndimi 2-12m/s..
Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht rreth vlerave normale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë