Loading…

MOTI ju befason për të mirë| Tabela për 3 ditë

  • 18/01/2018 | 18:24

MOTI ju befason për të mirë| Tabela për 3 ditë

Nesër mot i ndyshueshëm, me diell, shi e në mbrëmje edhe borë.


Në ditët në vijim, deri në fundjavë depërtimi i dy vorbullave ciklonike nga Atlantiku verior mbi rajonin tonë do të përcaktojnë mot shumë të ndryshueshëm, me diell, vransira dhe shi, shkruan Gazeta Metro.

19.01 – Mot i butë me vransira dhe intervale me diell.

20.01 – Një tjetër vobull ciklonike do të afrohet mbi rajonin tonë, do të mbajë mot i butë, kryesisht i vranët dhe me erë. Pasdite dhe në mbrëmje vende-vende riga lokale shiu.

21.01 – Vorbulla ciklonike kalon nga rajoni ynë, pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me erë, kohëpaskohe me shi.

Më vonë shiu do të përziet me borë, që në mbrëmje do të shndërrohet në borë.

Ditëve të ardhshme nën kushte të një moti të ndryshueshëm me erëra të fuqishme, pritet të ndikoj në përmirësimin e kualitetit të ajrit, ndërsa indeksi AQI do të varioj ndërmjet vlerave mesatare dhe të mira.

Temperaturat e ajrit do të luhaten kryesisht mbi vlera mesatare, me minimale nga -3C deri 3C, e maksimale nga 4C deri në 10C.

Do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga drejtime të ndryshme 5-16m/s. Shtypja atmosferike do të pësojë luhatje të mëdha këto ditë, nga vlera thellë nën normale deri mbi normale./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë