Loading…

Moti i keq, le regjionin e Prishtinës dhe Pejës në terr

  • 23/02/2019 | 17:30

Moti i keq, le regjionin e Prishtinës dhe Pejës në terr

Moti i ftoftë dhe erërat e forta që kanë kapluar Kosovën gjatë ditës së sotme, kanë lënë pa energji elektrike një pjesë të fshatrave të Prishtinës, dhe po thuajse gjithë rajonin e Pejës për shkak të prishjeve elektrike që kanë ndodhur, trasnmeton Gazeta Metro.


Këtë e ka konfirmuar dhe zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ku tha se përveç në këto dy zona, pjesë të tjera situata është më e qetë dhe nuk ka ndonjë prishje elektrike.

Buzhala bëri ditur se situata në qytetin e Pejës, është më emergjente.

“Erërat kanë shkaktuar dëme në rajonin e Prishtinës dhe në atë të Pejës. Në pjesë të tjera situata është e qetë, nuk ka ka ndonjë prishje madhore. Do të thotë gjendja është e mirë. Problematike është shumë gjendja në Pejë, kemi diku rreth tridhjetë shtylla rryme që janë prishur. Ekipet janë të terren, vazhdimisht duke punuar, i kemi dërguar dhe ekipe shtesë prej Gjakovës dhe presim që gjatë ditës të rregullohen”, tha zëdhënësi Buzhala.

Ndër fshatrat që kanë mbetur pa energji elektrike në Prishtinë janë ato të zonës më malore si Koliqi, Magurja, Grashtica, Keqekolla dhe Siqeva. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë