Skender Fetahu, specializant i mjekësisë emergjente në QKUK, tha për KosovaPress se brenda 24 orëve në Qendrën Emergjente është kërkuar ndihmë në 65 raste, ku 15 prej tyre kanë qenë si pasojë e aksidenteve në trafik, 35 për shkak të lëndimeve ortopedike dhe 15 të tjerë si pasojë e lëndimeve të vogla nga rrëzimet dhe rrëshqitjet.
“Brenda 24 orëve në Qendrën Emergjente kanë kërkuar ndihmë mbi 15 raste prej aksidenteve në trafik në dhomën e reanimacionit, 35 raste në dhomën e ortopedisë për shkak të lëndimeve dhe 15 raste i kemi trajtuar në dhomën e vogël për shkak të lëndimeve me ndërhyrje të vogla kirurgjike. Në dhomën e ortopedisë kanë qenë më shumë për shkak të rrëzimeve dhe rrëshqitjeve nëpër ambiente”, tha Fetahu.
Bora e cila për gati dy ditë ra vazhdimisht përcjellur me temperaturat shumë të ulëta, kishte vështirësuar qarkullimin në të gjithë vendin, ku për pasojë pati edhe aksidente dhe të lënduar lehtë.