Mbi vendin tonë, sot pas mëngjesit me diell, do të pasojë mot me vranësira dhe reshje të shiut të cilat në orët e pasdites do të jenë më të dendura.
Temperaturat e mëngjesit rreth 11 gradë kurse ajo më e larta e ditës 21 gradë Celsius.
Kurse, gjatë pesë ditëve të ardhshme Kosova do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Në këtë situatë meteorologjike, me këto kondita të elementeve dhe dukurive meteorologjike, moti do të vazhdojë të mbetet stabil dhe me temperatura të larta, mbi vlerat e mesatareve, sidomos të temperaturave maksimale.
Temperaturat minimalet do të lëvizin nga 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius./gazetametro.net