Loading…

Mot veror në Kosovë: Nesër dhe të premten temperaturat arrijnë vlera të larta

  • 24/04/2019 | 09:12

Mot veror në Kosovë: Nesër dhe të premten temperaturat arrijnë vlera të larta

Në Kosovë sot po mban mot i mirë, me temperatura të nxehta, ku temperatura maksimale arrin vlerën 23 gradë, ndërsa ajo minimale do të shënohet në 9 gradë, transmeton Gazeta Metro.


Të enjten dhe të premten pritet që temperaturat të ngriten shumë. Ditën e enjte temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 26 gradë, ndërsa dita e premte lirisht mund të thuhet që është ditë vere, pasi temperaturat shkojnë në 28 gradë.

Ditëve në vijim pritet që këto temperatura të ulen, mirëpo nuk paralajmërohet që do të ketë reshje shiu. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë