Loading…

Mot pranveror në Kosovë

  • 07/03/2019 | 08:12

Mot pranveror në Kosovë

Kosova do të vazhdojë të shoqërohet me mot pranveror. Sipas meteorologëve, edhe sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.


Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikojë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 7m/s.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 4C deri në 6C, e maksimalet nga 14C deri në 19C, e në Dukagjin mund të arrijnë edhe deri në 20C.

Parashikimi i detajuar:

7.03 – Më ngrohtë, kryesisht me vransira të nivelit të lartë dhe intervale të gjata me diell.

8.03 – Ngrohtë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell.

9.03-10.03 – Në fundjavë ngrohtë, me vransira dhe intervale më të gjata me diell ditën e diel.

11.03 – Vransirat do të shtohen, e pasdite dhe në mbrëmje mundësi për reshje shiu./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë