Loading…

Mot i vranët dhe me shi në Kosovë

  • 21/11/2018 | 07:37

Mot i vranët dhe me shi në Kosovë

Moti në fillim të kësaj jave ka qenë kryesisht i vranët dhe me shi, ndërsa në vise malore ka pasur reshje bore.


Masat e ftohta ajrore që kanë depërtuar mbi rajon dhe një vorbull ciklonike që ndodhet mbi Italinë jugore, do të favorizojnë, më vonë gjatë ditës dhe natës, kushte për reshje bore, të cilat pritet të pushojnë nesër gjatë mëngjesit.

Edhe ditëve të para të javës, parashihet një mot dinamik me qarkullim të mjaftueshëm ajror, që pritet të mbajë vlerat ditore të indeksit të kualitetit të ajrit kryesisht rreth vlerave normale, vetëm ditën e hënë kohë pas kohe mund të rriten në të pashëndetshme.

21.11 – Mot i vranët, kohëpaskohe me reshje shiu. Të martën vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive. Në vise malore priten edhe reshje bore.

22.11 – Mot kryesisht me vranësira, pasdite mundësi për riga lokale shiu.

23.11 – Mot kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit, do të shënojnë rritje rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga -1C deri në +5C, e maksimalet nga 5C deri në 9C.

Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-2m/s, e ditën e martë mesatarisht e fuqishme nga juglindja 5-13m/s. Shtypja atmosferike, do të zbres nën vlera normale, por nga dita e mërkurë do të shënojë rritje lartë mbi këto vlera.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë