Mot stabil, me ngrica dhe kthjellime, në ultësira mjegull.
25-26.01 – Mot kryesisht i kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mjegull, që vende-vende mund të mbetet edhe gjatë ditës.
27-28.01 – Mot pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell. Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mjegull.
29.01 – Edhe të hënën vazhdon të mbajë mot kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mjegull.
Fushat e presionit të lartë që po fuqizohen mbi rajon, do të paraqesin inverzione termike dhe mungesë të qarkullimit të ajri, që nuk do të jenë të favorshme sa i përket kualitetit të ajrit. Vlerat ditore të indeksit AQI për ditët në vijim do të mbeten rreth vlerave të pashëndetshme.
Temperaturat minimale do të ngrihen gradualisht nga -7C deri në -2C, e ato maksimale 4C deri në 8C. Në ultësira ku mjegulla mund të mbetet gjatë ditës, temperaturat do të jenë më të ulëta.
Era do të fryejë lehtë nga juglindja dhe verilindja 1-4m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje lartë mbi vlera normale./gazetametro.net