Loading…

Mosthirrja e seancës konstituive të Kuvendit është sa qesharak, aq edhe i papërgjegjshëm ndaj qytetarëve

  • Nga

  • ISMET KRYEZIU

  • 16/07/2026 | 20:09

Mosthirrja e seancës konstituive të Kuvendit është sa qesharak, aq edhe i papërgjegjshëm ndaj qytetarëve

Mosthirrja e seancës konstituive të Kuvendit dhe arsyetimi i presidentes në detyrë, znj. Albulena Haxhiu, se partive politike duhet t’u lihet edhe më shumë kohë për negociata është sa qesharak, aq edhe i papërgjegjshëm ndaj qytetarëve.


Shkruan: Ismet Kryeziu

Për më tepër, partitë kanë pasur kohë sa të duash për të negociuar dhe mund të vazhdojnë të negociojnë edhe pas konstituimit të Kuvendit. Nuk mund të mbahet peng përmbushja e një detyrimi kushtetues me arsyetimin se duhen edhe më shumë bisedime. Ndërkohë, vendi vazhdon, prej afro dy vitesh, të funksionojë me institucione në detyrë dhe me zgjidhje të improvizuara. Nëse gati dy vjet, së bashku me tri palë zgjedhje të mbajtura, nuk po mjaftojnë për të arritur qoftë edhe një marrëveshje minimale, sa kohë tjetër u duhet? Dhe me çfarë arsyetimi?

Po aq e papërgjegjshme është edhe qasja e partive opozitare. Deri më tani, ato nuk kanë bërë asnjë kërkesë publike dhe asnjë veprim konkret për konstituimin sa më të shpejtë të Kuvendit.

Kjo situatë, së bashku me paaftësinë për të tejkaluar interesat partiake dhe individuale, po e normalizon një perceptim, se kjo klasë politike, këta akterë aktual, nuk kanë as kapacitetin dhe as përgjegjësinë për të ndërtuar, funksionalizuar dhe mirëmbajtur institucionet e një shteti demokratik.

Shkalla e zhvillimit demokratik nuk matet vetëm me organizimin e zgjedhjeve, por edhe me aftësinë për ta shndërruar vullnetin e qytetarëve në institucione funksionale, efektive dhe llogaridhënëse.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë