Loading…

Mosmarrëveshje mes dy familjeve në Mitrovicë, përleshen me thika dhe armë zjarri

  • 04/06/2021 | 10:00

Mosmarrëveshje mes dy familjeve në Mitrovicë, përleshen me thika dhe armë zjarri

Dy familje në Mitrovicë pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që kanë pasur janë përleshur mes vete duke përdorur edhe armë zjarri dhe thika, shkruan Gazeta Metro.


Ngjarje ka ndodhur të enjten rreth orës 18:45. Në raportin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, thuhet se janë arrestuar dy persona të dyshuar me inicialet H.G, 55 vjeçar dhe F.T, 17 vjeçar, ku më tej sqarohet se i dyshuari i parë me mjet të fortë(thikë) ka goditur viktimën.

“Dje në orët e pasdites, më 3 qershor 2021, rreth  orës 18:45, Policia në Mitrovicë, ka pranuar informacion për  të shtëna me armë të zjarrit në rrugën ‘Lumi’ në Mitrovicë. Nga  hetimet e para nga vendi i ngjarjes,  janë hasur njolla gjaku dhe dy gëzhoja, dyshohet se deri te incidenti ka ardhur si pasoj e një mosmarrëveshje në mes dy  familjeve, të cilët janë involvuar në rrahje. Nga policia janë arrestuar dy persona të dyshuar H.G., 55 vjeçar dhe F.T., 17 vjeçar, ku i dyshuari i pare me mjet të fortë(thikë) ka goditur viktimën”, thuhet në raport.

Gjithashtu, bëhet e ditur se te i dyshuari është gjetur një pistoletë dhe një karikator me tre fishek.

“Kurse te i dyshuar i dytë i mitur është gjetur një pistoletë dhe një karikator me tre fishek, të cilat nga policia janë konfiskuar si provë materiale. Në vend të ngjarjes kanë dal njësia e hetimeve rajonale se bashku me prokurorin e shtetit”, bëhet e ditur në raport.

Ndërkaq tutje në raport, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit  H.G., 55 vjeçar është iniciuar rasti ‘Vrasje në tentativë’ dhe ndaj të dyshuarit të dytë, F.T., 17 vjeçar është iniciuar rasti me veprat: ‘Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armëve’, ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, me vendim të prokurorit të dy të dyshuarave ju caktohet  masa e ndalimit policor./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë