Loading…

Moslicencimi i FFK’së: ‘Shokët’ e Agim Ademit s’po dorëzohen, thërrasin sërish klubet në takim

  • Nga

  • ELION NUZA

  • 28/03/2023 | 17:55

Moslicencimi i FFK’së: ‘Shokët’ e Agim Ademit s’po dorëzohen, thërrasin sërish klubet në takim

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina së bashku me pronarin e Trepçës, Avni Haxhiu dhe atë të 2 Korrikut Shaban Baholli kanë ftuar edhe nesër klubet e Superligës së Kosovës për të diskutuar rreth çështjes së moslicencimit të Federatës së Futbollit të Kosovës nga ana e Komisionit për licencim të federatave sportive në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shkruan Gazeta Metro.


Gazeta Metro ka siguruar e-mailin që Batatina ua ka dërguar të martën pasdite klubeve elitare të Kosovës.

”Të nderuar përfaqësues të klubeve, ju njoftojmë se nesër në ora 12:00 në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës do mbahet takimi mes gjitha klubeve të Superligës. Pika e vetme e rendit të ditës: Ligji i sponsorizimit.”

”Ky takim është thirrur nga anëtarët kryesues të mbledhjes: Tahir Batatina, Avni Haxhiu dhe Shaban Baholli,” thuhet në ftesë.

Klubet e dy nga anëtarëve kryesues të mbledhjes, Batatinës dhe Haxhiut, kujtojmë se dyshohen për kurdisje të ndeshjeve dhe njëkohësisht në opinion njihen si persona të afërt me kryetarin e FFK’së Agim Ademi.

Mediumet prestigjioze franceze si ‘Le Parisien’ dhe ‘Le Figaro’ kishin raportuar për Llapin e Batatinës, kurse Trepça e Haxhiut vite më parë ishte përfshirë në kurdisje të ndeshjes me Fushë-Kosovën ku edhe kishte ngritje të aktakuzës për disa nga zyrtarët e Trepçës.

Ndryshe, sot në media u raportua se shumica e skuadrave nuk kanë marrë pjesë në takimin që u mbajt në selinë e FFK’së.

Sipas asaj që thuhej arsyeja e mospjesëmarrjes së tyre ishte për shkak se sot luan Kombëtarja e Kosovës kundër Andorrës dhe shkaku që përgjegjësinë për moslicencim e ka vetëm FFK’ja.

Çështja e moslicencimit të FFK’së tani është bërë tejet serioze, pasi klubet kanë filluar të kenë telashe financiare.

Ato nuk po mund të përfitojnë nga ligji i sponsorizimit, i cili i liron sponsorizuesit të përfitojnë nga zbritja prej 30% nga tatimi.

Ndërkohë, licencimi i FFK’së mund të bëhet edhe më i vështirë nëse ndaj të parit të FFK’së Agim Ademi ngritët aktakuzë lidhur me dy veprat penale që po dyshohet ‘Keqpërdorimi i besimit’ dhe ‘Shmangie nga tatimi’.

Ademit aktualisht nga Gjykata Themelore në Prishtinë i është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh pas kërkesës së Prokurorisë. /gazetametro.net

Të dyshuarit për kurdisje të ndeshjeve, thërrasin takim dhe kërcënojnë MKRS’në

Më të fundit
...

  • 02/06/2023 | 04:01
...

  • 02/06/2023 | 04:00
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë