Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, sot e ka dënuar moslejimin për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve në Bruksel të ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Muratit, për të prekurit nga tërmetet në Turqi dhe Siri.
Ai ka thënë se Kosova është treguar bujare me ndihmën që ka ofruar për të prekurit nga tërmetet shkatërruese të muajit të kaluar në Turqi dhe Siri.
“Është e padrejtë, si dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit dhe karakterin e kësaj konference. Kosova është një partner i besueshëm për aleatët e saj, organizatat ndërkombëtare dhe iniciativat e përbashkëta. Ndihma dhe mbështetja jonë u pamundësua sot nga organizatori”, ka shkruar Bislimi në Twitter.
Murati nuk u lejua të marrë pjesë dhe të përfaqësojë Kosovën në këtë konferencë, pasi nuk u pranua pa fusnotë.
1/2 The Republic of Kosova has been generous in its aid for those affected by last month’s devastating earthquakes. But the unacceptable asterisk prevented Kosova & Minister of Finance @HekuranMurati from participating in today’s donor conference for further aid.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) March 20, 2023
Incident në Bruksel: Murati thotë se BE s’e lejoi Kosovën pa fusnotë në konferencën e donatorëve