Loading…

Moska mund ta njohë Kosovën

  • 21/01/2017 | 12:10

Moska mund ta njohë Kosovën

Moska mund të njohë Kosovën si pjesë e krijimit të një marrëdhënie të re ndërmjet Amerikës dhe Rusisë, thotë njëra prej eksperteve më të shquar britanike Meri Dejevski.


Dejevski i ka bërë këto komente derisa ka folur për relacionin e ri ndërmjet Amerikës dhe Rusisë, pasi Donald Trump mori postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Kolumnistja e  “The Guradian”, ka shkruar për këtë ide në gazetën katolike “Tablet” të botuar më 21 janar, duke treguar për vendimet që mund të dalin nga takimi Trump – Putin, në një të ardhme të afërt.

Tramp ka shprehur në mënyrë të përsëritur dëshirën e tij për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin menjëherë pas inaugurimit të tij, raporton “Balkan Insight”.

Meri Dejevski takohet rregullisht me udhëheqësit e Kremlinit, dhe sugjeroi se Moska mund ta njohë Kosovën si pjesë e një marrëveshje paketë, qëllimi i së cilës është mbyllja e problemeve të ndryshme – siç janë Lufta e Ftohtë, që ka prishur marrëdhëniet ndërmjet forcave.

Nëse Rusia do ta njihte Kosovën, kjo do të ishte një goditje e madhe për aletin historik të rusëve, Serbinë.

Beogradi është zotuar se kurrë nuk do të pranojë shtetësinë e Kosovës dhe vazhdon të pretendojë se Kosovës është pjesë e Serbisë edhe 18 vjet çlirimit të vendit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë