Jeff Nesbitt, ish drejtor në Fondacionin Kombëtar Shkencor i SHBA dhe autor i 24 librave, ka hulumtuar mundësitë e zbuluara kohëve të fundit dhe njohuritë mbi inteligjencën artificiale dhe ka përfunduar se lloji njerëzor mund të zhduket plotësisht deri në vitin 2050 apo të bëhet i pavdekshëm.
Nesbitt ka sqaruar teorinë e njohur si ASI (super inteligjenca artificiale) e cila pohon se AI (inteligjenca artificiale) do të zhvillohet në një super kompjuter i cili mëson me atë shpejtësi që e tejkalon inteligjencën njerëzore dhe i zgjidh të gjitha problemet, përcjellë gazetametro.net.
Mendime kontradiktore
Ray Kurzweil, shkencëtar dhe autor i shumë librave për shkencat kompjuteristike, konsideron se nuk duhet pasur frikë nga inteligjenca artificiale, duke vënë në pah kërcënimet shumë më të vjetra siç janë bioterrorizmi dhe lufta nukleare.
Kurzweil pohon se aftësitë mendore janë përmirësuar me inteligjencë artificiale, dhe e drejton vëmendjen në atë se dhuna, luftërat dhe vrasjet në nivelin global janë zvogëluar në mënyrë drastike.
Ai gjithashtu pohon se inteligjenca artificiale ka ndihmuar që të gjenden barëra për sëmundje, të zhvillohen burimet e ripërtërishme të energjisë, si dhe do të bjerë shumë të mira për shoqërinë. Gjithashtu, parasheh që në vitin 2029 do të paraqitet “niveli njerëzor i inteligjencës artificiale”, që na jep mjaft kohë që të “mendojmë për standarde etike”, transmeton Vecernji list.hr.
Nga ana tjetër, vizionari dhe inxhinieri Elon Musk konsideron se me inteligjencën artificiale “po e provokojmë demonin”.
“Nëse më duhet të qëllojë se cili është kërcënimi më i madh për mbijetesën tonë atëherë ky është me siguri inteligjenca artificiale. Mendoj se duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Me krijimin e inteligjencës artificiale, po e provokojmë demonin”, ka thënë Musk.
Musk dhe profesori Stephen Hawking në vitin 2015 kanë shkruar për idenë se inteligjenca artificiale kishte mundur që të zhvillohet në armë autonome e cila do të bënte revolucion në luftime.
Hawknig, i cili me ndihmën e teknologjisë ka mundësi të komunikimit, ka thënë se zhvillimi i plotë i inteligjencës artificiale mund të ndikojë dëmshëm në racën njerëzore.
Tim Urban, autor i bllogut “Wait, but why” shkaktoi shumë polemika të shkencëtarëve mbi inteligjencën artificiale.
“Derisa shumë shkencëtarë pohojnë se inteligjenca artificiale mund të sjellë racën njerëzore deri te zhdukja, të tjerët konsiderojnë se paraqitja e “super inteligjencës artificiale”do të mundësonte njerëzve asi evolucioni që ata do të bëhen të pavdekshëm”, ka shkruar ai. /gazetametro.net