Shqipëria dje dhe sot është goditur nga disa termete, me ç’rast banorët janë detyruar të zhvendosen jashtë. Por, një qytetar nga Prizreni po ua ofron atyre shtëpinë e tij, shkruan Gazeta Metro.
Mediumi JOQ Albania përmes rrjetit social në Facebook, ka njoftuar se një qytetar i Prizrenit ka shprehur gjendje gatishmërie ta lëshojë shtëpinë e tij për t’iu dalë në ndihmë familjeve që janë prekur nga tërmetet.
“E mira kurr nuk harrohet mos te harrojm vitet e 99 ta , shpresojm te zoti i plotfuqishem”, ka shkruar qytetari.
Ndryshe, shtëpia gjendet në një fshat të Prizrenit, vetëm 17 km larg qytetit./gazetametro.net