Loading…

‘Mos shko tek United’, sulmuesi shtatlartë kundër trajnerit të Kombëtares

  • 12/08/2022 | 19:55

‘Mos shko tek United’, sulmuesi shtatlartë kundër trajnerit të Kombëtares

Sasa Kalajdzic është objektivi i Manchester United për sulmin. Klubi anglez humbi garën për sllovenin Sesko (do kalojë te Leipzig verën e ardhshme), teksa u tërhoq nga Arnautovic pas presionit të tifozëve.


Së fundmi po synohet sulmuesi austriak i Stuttgart, klub me të cilin Kalajdzic ka edhe një vit kontratë. 25-vjeçari ka shënuar 22 gola në dy sezonet e fundit në Bundesligën gjermane, ndërkohë që numëron 4 gola në 15 ndeshje me kombëtaren e Austrisë.

Ralf Rangnick, ish-trajneri i United, aktualisht trajneri i Austrisë, e këshilloi lojtarin shtatlartë të mos transferohet në “Old Trafford”. Për qendërsulmuesin ka pëlqim edhe nga Bayern Munchen e Borussia Dortmund.

Gjithsesi, mediet gjermane raportojnë se Kalajdzic nuk dëshiron të humbasë mundësinë e kalimit në Premier League dhe shpreson që të mbyllet me sukses operacioni i transferimit të tij tek ekipi i Ten Hag.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë