Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Kurti në Kuvendin e Kosovës i cili ka folur për kriminelët e luftës dhe ata të paqes.
Kurti kishte balancuar krimet e bëra në Ballkanin Perëndimor përkundër narratives dominuese të deritashme se krimet e luftës ishin kryer nga Serbia.
“Mos laj asi me ksi” i themi ne në Dugagjin. Kjo është një mënyrë e ulët e tij për me shpjegu atë që ka thënë. Ti po flet për rajon, pse e barazon vendin tënd me rajon. Ske asnjë të drejtë të flasësh me gjuhë të njëjtë për rajonin, pastaj ku pe din qe po e din Serbia. Kjo është e ulët për një shef shteti”, tha Haradinaj