Loading…

Mos i shfrytëzoni fëmijët për fushatë zgjedhore në Drenas

  • 30/11/2016 | 12:44

Mos i shfrytëzoni fëmijët për fushatë zgjedhore në Drenas

Koalicioni i OJQ’vë për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, e cila përfaqëson 22 organizata dhe Koalicioni i OJQ’ve “Demokracia në Veprim” që përfaqëson 38 organizata në fushën e monitorimit të zgjedhjeve, bëjnë thirrje që të mos shfrytëzohen fëmijët në fushatë zgjedhore.

“Apelojmë tek subjektet politike, të cilat janë në fushatë elektorale për zgjedhjen e kryetarit të Komunës së Drenasit, që të mos i shfrytëzojnë fëmijët për aktivitetet e tyre zgjedhore. Po ashtu, apelojmë prindërit, të cilët përcjellin aktivitetet zgjedhore të partive, që të mos i politizojnë fëmijët që janë ende në zhvillim e sipër”, thuhet në komunikatë.

Sipas tyre, nga vëzhgimi i fushatë zgjedhore në terren është vërejtur prania e fëmijëve në aktivitetet e hapjes së fushatës së subjekteve politike.

“Duke qenë së tani fillojnë punën shkollat pas pushimit, partitë politike duke mbajtur aktivitetet e tyre zgjedhore në objektet shkollore, përveç që mund të pengojnë procesin e rregullt mësimor, rrezikojnë të përdorin fëmijët edhe për të promovuar subjektet e tyre politike, siç ka ndodhur edhe në fushatat e zgjedhjeve të kaluara”, reagojnë organizatat.

Për gjithë këtë, KOMF dhe DnV i bëjnë thirrje Ministrisë së Arsimit, Drejtorive Komunalë për Arsim dhe shkollave duke u bazuar në Ligjin për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 03/L-068, të mos lejojnë assesi që procesi mësimor të pengohet gjatë fushatës zgjedhore dhe në pajtim me Udhëzimin administrativ për aktivitetet politike në objektet shkollore.

“Fëmijët të mos përdorën në takime si promovues të fushatave; Të mos shfrytëzohen ambientet shkollore gjatë kohës së mësimit për qëllime të fushatës elektorale të subjekteve politike; Mediat elektronike dhe ato të shkruara që mbulojnë fushatën zgjedhore, të marrin një rol aktiv për publikimin e rasteve ku fëmijët shfrytëzohen për qëllime partiake gjatë fushatës elektorale; Prindërit të vetëdijësojnë fëmijët e tyre për të mos e ndërprerë procesin mësimor, për pjesëmarrje në fushatat elektorale të partive politike”, janë kërkesat e organizatave për mbrojtjen e fëmijëve dhe organizatat e monitorimit të zgjedheve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë