Momentalisht 72% e fëmijëve dhe 89% e adoleshentëve kanë së paku një paisje elektronike në vendin ku ata flejnë dhe shumica e paisjeve përdoren në kohën e gjumit
Përdorimi i telefonave, tabletëve apo loptopëve e dyfishon rrezikun e gjumit të dobët te fëmijët. Kjo është gjetja kyçe e një studimi ku u përfshinë 125,198 fëmijë .
Tre të katërtat e fëmijëve kanë së paku një paisje elektronike ku ata flejnë dhe shumica përdoren afër kohës së gjumit, kanë bërë me dije studiuesit e Cardiff University.
Ben Carter nga ky universitet tha për Mirror që ky studim është i pari që plotëson rezultatet nga studimet ekzistuese dhe që ofron edhe më shumë dëshmi për rolin e dëmshëm që paisjet elektronike; telefonët apo loptopët kanë në kohëzgjatjen dhe cilësinë e gjumit te fëmijët.
Janë disa mënyra se si këto paisje ndikojnë në gjumin e fëmijëve, duke përfshirë këtu ndryshimin e orarit të gjumit, vonimin e gjumit, apo edhe duke shkaktuar ndërprerje të gjumit gjatë natës.
Këto shqetësime të mundshme në fëmijëri mund të shkaktojnë pasoja në shëndetin fizik dhe mental në të ardhmen, shkruan Mirror, transmeton gazteametro.net. Përvoja të ngjashme të dëmshme shkaktojnë gjithashtu çregullime edhe në ushqim, mbipeshë, si dhe dobësim të sistemit imunitar.
Me përdorimin gjithnjë e në rritje të përdorimit të këtyre paisjeve nga fëmijët ky shqetësim për përkeqësimin e gjumit duket se vetëm se po bëhet më serioz./gazetametro.net