Ka disa gjëra tërësisht të ndaluara dhe aspak të këshillueshme për t’u bërë menjëherë sapo keni ngrënë.
A e dini se cilat janë?
Të pini duhan;
Një cigare menjëherë pas një vakti është e barabartë me 10 cigare të konsumuara.
Të hani fruta;
Jemi mësuar gjithmonë të hamë fruta pas një vakti të caktuar, por në fakt është e gabuar. Kjo mund të shkaktojë shumë probleme të rënda shëndetësore.
Të flini menjëherë gjumë;
Dhe kujt nuk i flihet menjëherë sapo ka ngrënë? Por kjo nuk është aspak e këshillueshme. Përveçse gjumit të parehatshëm, do të keni probleme edhe me tretjen.
Të bëni dush;
Prisni të paktën një orë pasi keni ngrënë. Mund të pengojë qarkullimin e gjakut.
Të pini çaj;
Është një nga gjërat rreptësisht të ndaluara për t’u bërë menjëherë pasi ju keni ngrënë.