Loading…

‘Mos fol për rastin Deharin se përfundon keq’: Avokati i VV’së Tomë Gashi kërcënon hapur gazetarin Sylën

  • 25/10/2021 | 21:47

‘Mos fol për rastin Deharin se përfundon keq’: Avokati i VV’së Tomë Gashi kërcënon hapur gazetarin Sylën

Avokati mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje, Tomë Gashi, ka kërcënuar në studio televizive gazetarin Valon Sylën, duke kërkuar që të mos flas për rastin Dehari, përcjellë Gazeta Metro.


Në emisionin ‘Pressing’, avokati Gashi mbështetës i VV’së duke folur për rastin Dehari është përplasur me gazetarin Valon Syla, ku edhe e ka kërcënuar duke thënë që mos të flas për këtë rast sepse përfundon keq.

‘Mos fol për rastin Deharin se përfundon keq, mos e përmend, mbylle gojën’, tha Gashi.

“Krejt rastet i zgjidhi une. Mua mund te më ofendosh sa të duash, po për rastin Dehari mos fol edhe një herë se keq kalon. A e di kur kalon keq, bash në këtë sekond”, ia ktheu Gashi.

“Zgjidhe rastin, edhe krejt zbardhe, po me ty kurrë s’ka me u zbardhë”, vazhdoi Syla.

“Mshele gojën, për mua thuaj çka të duash, për rastin Dehari mshele gojën. Që ke qejf për rastin Dehari folim pas emisionit”, ia ktheu sërish Gashi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë