Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka lëshuar një deklaratë e cila mund të quhet lirisht gafë. Ai ka thënë se nuk po na mbron vetëm NATO neve, por edhe ne po e mbrojmë NATO’n, shkruan Gazeta Metro.
Kurti, ka zgjedhur sot RTK’në për të dhënë intervistën rreth punës një vjeçare të tij në Qeveri.
Në këtë intervistë, Kurti ka folur edhe rreth mundësisë së Kosovës për t’u futur në NATO, ku sipas tij, ne bëjmë pjesë në atë grupin që më përpara Kosova do të bëhet pjesë e BE e më pastaj në NATO.
Por nuk është e tëra kjo, pasi që gafa e radhës e kryeministrit qëndron tek deklarata e tij e dhënë sot në këtë intervistë për RTK.
“Së pari të bëhesh. Unë besoj që marrim pjesë në grupin e atyre që më së pari bëhemi pjesë e NATO-s e më pastaj atë në BE. Besoj që do të mund t’i përmbushim kriteret për futje në NATO. Besoj që këto do ti bëjmë formalisht, por ne po tentojmë të punojmë përmbajtësisht dhe të punojmë pa tupan. Nime NATO-ja është në Kosovë nime. Nato-ja e mbron Kosovën, por edhe Kosova e mbron rrëfimin e suksesshëm të NATO-s. Nuk po na mbron vetëm NATO-ja neve, jemi duke mbrojtur edhe ne NATO-n”, tha Kurti. /gazetametro.net