Loading…

Mos dilni pa çadër: Ky do të jetë moti për ditët në vazhdim

  • 08/09/2021 | 22:36

Mos dilni pa çadër: Ky do të jetë moti për ditët në vazhdim

Të enjten kryesisht me vransira e mundësi për riga lokale shiu. Në fundjavë kryesisht me diell dhe temperatura përreth vlerave mesatare.


8.09.2021 – Ditën e enjte mbetet mot me më shumë vransira mbi vendin tonë, e që nuk përjashtohen mundësi edhe për riga lokale shiu. Nga dita e premte paraqiten kushte për mot kryesisht me diell, megjithëse të premten e të shtunën do të ketë edhe vransira, ku përreth viseve malore mund të shoqërohen edhe me riga lokale shiu, megjithëse me gjasa të vogla.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, e herë herë vlerat e çastit mund të kalojnë në mesatare dhe të dobëta ditën e premte dhe shtunë.
9.09 – Kryesisht me vransira, vende-vende me mundësi për riga lokale shiu.
10.09 – Më shumë diell, pasdite me vransira lokale, që përreth viseve malore mund të shoqërohen edhe me riga shiu.
11.09 – Kryesisht me diell, pasdite vransira kalimtare.
12.09 – Kryesisht me diell.
13.09 – Kryesisht me diell.
Temperaturat e ajrit megjithë një rënie ditën e enjte, mbeten përreth vlerave mesatare, me minimale që luhaten nga 10C deri 12C, e ato maksimale nga 22C deri 26C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatara drejtimesh të ndryshme, por dominante do të jenë erërat nga verilindja 1-6m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies përreth vlerave normale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë