Loading…

‘Mori thu në demokraci’: Analisti Abdullahu ia numëron një nga një dështimet e refuzimet Albin Kurtit

  • 14/04/2020 | 13:53

‘Mori thu në demokraci’: Analisti Abdullahu ia numëron një nga një dështimet e refuzimet Albin Kurtit

Njohësi i çështjeve politike në vend, Faton Abdullahu, ka kritikuar kryeministrin në largim, Albin Kurti, për siç e quan ai “mendësinë politike” të përdorur në luftimin e së keqes, duke mos i respektuar ligjet e procedurat, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook, Abdullahu ka shtuar se Kurti deshti të arrij shpejt te e mira, duke dashur ta ndëshkojë shpejt të keqen, por mori thu në demokraci, duke përmendur tutje raportin me SHBA’në, nënçmimin ndaj partnerit të tij kryesor, e madje edhe shkeljen e Kushtetutës.

Sipas Abdullahut, kryeministri i shkarkuar Kurti nuk kishte potencial demokratik dhe as vizion politik, gjë që e bën përgjegjës pse e keqja në Kosovë nuk u ndëshkua.

” Kryeministri i shkarkuar Kurti nuk pati potencial demokratik, as vizion politik, as manovrimin e nevojshëm racional, për ta bërë një gjë të tillë. Ai është përgjegjës pse e keqja në Kosovë nuk u ndëshkua. Ai deshti të arrij te e mira shpejt, deshti ta ndëshkoj të keqen edhe më shpejtë, por mori thu në demokraci”.

” Ai refuzoj të pajtohet me të vërtetën se në Kosovë gjëra të mira nuk bëhen duke u rreshtuar herë ndryshe, herë kundër SHBA-s.
Ai refuzoj deri në nëncmim partnerin e tij kryesor, me cka humbi legjitimitetin për të vepruar tutje.
Ai shkeli Kushtetutën i bindur se kështu po i shkel të këqijnjët.
Ai me vullnet të përgjysmuar të Qeverisë, nuk po e respekton vulnetin e shumicës në Kuvend
Kosova është shumë e brishtë për të lejuar avantura të tilla politike”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:                 

“Ta luftosh të keqen pa demokraci do të thotë ta lindësh një të keqe të re. Bota është plotë me shembuj të tillë. Kosova për shkak të brishtësisë që e ka nuk guxon assesi të bëhet pjesë e kësaj bote. Muajve të fundit jemi duke rrëshqitur mu tek kjo mendësi politike. Nuk mund ta luftosh asnjë të keqe pa demokraci, pa i respektuar ligjet, pa i respektuar procedurat. Kjo është rrugë më e gjatë, por e kundërta i jep jetëgjatësi vetëm të keqes.
Kryeministri i shkarkuar Kurti nuk pati potencial demokratik, as vizion politik, as manovrimin e nevojshëm racional, për ta bërë një gjë të tillë. Ai është përgjegjës pse e keqja në Kosovë nuk u ndëshkua. Ai deshti të arrij te e mira shpejt, deshti ta ndëshkoj të keqen edhe më shpejtë, por mori thu në demokraci.
Ai refuzoj të pajtohet me të vërtetën se në Kosovë gjëra të mira nuk bëhen duke u rreshtuar herë ndryshe, herë kundër SHBA-s.
Ai refuzoj deri në nëncmim partnerin e tij kryesor, me cka humbi legjitimitetin për të vepruar tutje.
Ai shkeli Kushtetutën i bindur se kështu po i shkel të këqijnjët.
Ai me vullnet të përgjysmuar të Qeverisë, nuk po e respekton vulnetin e shumicës në Kuvend
Kosova është shumë e brishtë për të lejuar avantura të tilla politike. Kemi shumë armiq që të jemi për kohë të gjatë dhe shumë miqësor me këtë politikë.
Kosova është në sprovë të re për të dal nga kjo situatë me demokraci. Kjo nuk është e lehtë. Jemi në sprovë të madhe
Unë besoj se Kosova ka potencial demokratik që buron nga urtia e shqiptarëve, nga përvoja e luftës për liri dhe nga vetëdija e të kuptuarit të rëndësisë së shtetësisë”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë