Loading…

‘Mora drogë pa e ditur’: Kardashian tregon për përvojën e keqe në Coachella

  • 07/05/2026 | 10:05

‘Mora drogë pa e ditur’: Kardashian tregon për përvojën e keqe në Coachella

Khloé Kardashian ka treguar se gjatë pjesëmarrjes së saj në festivalin Coachella rreth një dekadë më parë ka përjetuar një situatë ku, sipas saj, ka konsumuar aksidentalisht substanca narkotike, transmeton Gazeta Metro.


Në podkastin e saj “Khloé in Wonderland”, 41-vjeçarja tha se ngjarja kishte ndodhur në vitin 2016 dhe se nuk e kishte kuptuar fillimisht se çfarë po ndodhte.

“Nuk mendoj se dikush më drogoi qëllimisht. Thjesht mendoj se isha naive dhe nuk e kuptova se të tjerët ishin nën ndikimin e drogës”, u shpreh ajo.

Kardashian tregoi se kishte pirë një pije dhe pak më vonë kishte filluar të ndihej keq dhe e hutuar, pa e ditur arsyen.

“Askush nuk dëshiron të ndihet ashtu dhe të mos e dijë pse”, tha ajo.

Ajo shtoi se përvoja e kishte bërë të frikësohej dhe se ishte mbyllur në një banjo për disa orë, pasi nuk po e kuptonte gjendjen në të cilën ndodhej.

“Nuk e kuptova çfarë kishte ndodhur deri pasi gjithçka përfundoi”, pranoi ajo.

Në të njëjtin podcast, Kardashian foli edhe për arrestimin e saj në vitin 2007 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, duke treguar se në atë kohë nuk e kishte kuptuar seriozitetin e situatës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë