Loading…

Momenti kur spektatorja përplaset me çiklistin disa metra para finishit

  • 25/10/2021 | 19:20

Momenti kur spektatorja përplaset me çiklistin disa metra para finishit

Në xhirim regjistrohet momenti i përplasjes brutale mes çiklistit dhe gruas në një garë çiklizmi të shtunën në ishujt Kanare të Spanjës, transmeton Gazeta Metro.


Në xhirimin e dalë në media shihet së pari një burrë duke kaluar rrugën në shtegun e çiklistit dhe gruaja që ndjek atë me ngurrim duke u përplasur me të.

Të dy  përfunduan në spital pas përplasjes së tmerrshme. Çiklisti njoftohet të jetë trajtuar në vend pasi ka goditur kokën në rrëzim. Gruaja e pakujdesshme është dërguar në spital.

Incidenti ka ndodhur në garën e çiklizmit Condaca Salmor në El Hierro në Ishujt Canary ka raportuar media lokale Canary Weekly

Ky është incidenti i dytë i tillë në çiklizëm këtë vit. Në Tour de France një shikuese shkaktoi ortek të rrëzimeve kur rrëzoi çiklistin, aq sa zemëroi gjithë shtetin francez që lëshoi fletë arrest ndërkombëtar për të./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë