Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Prizren, po thotë se Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të Vetëvendosjes, të cilët dyshohet se kannë blerë votat, shkruan Gazeta Metro.
Lidhur me këtë rast është publikuar edhe një video nga momenti i arrestimit të militantëve, të dyshuar për vepër penale.
“Brenda një ore në Qendrën e Votimit 2003a, sërish aktivistët e Vetëvendosjes u zunë në flagrancë, duke blerë vota. Edhe për këtë rast me ndërhyrjen e vëzhguesve të PDK’së, ështëobliguar Policia e Kosovës, që të intervenojë dhe të arrestojë edhe personin e dytë të Vetëvendosjes”, thuhet në njoftimin e PDK’së.
Kujtojmë se në vendin tonë sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare ku të drejtë vote kanë rreth 1 milion e 900.000 persona.
Deri më tani janë shënuar disa incidente të vogla, por KQZ më herët njoftoi se në përgjithësi procesi ka shkuar mirë.
Për detaje më të hollësishme, Metro do t’iu mbajë të informuar orëve në vazhdim./gazetametro.net