Një adoleshent dhe një burrë janë lënduar në sulmin e një kopeje qensh në rrethin Pasco në Flordia, ndërsa një polic i ka ndaluar kafshët e egëruara duke shtënë në njërin prej qenve, transmeton Gazeta Metro.
Në videon e policisë mund të shihet se si qentë nisen drejt policit, i cili i kërcënon me revole.
“Hej! Ikni!”, bërtet polici dhe në një çast shtie në ta, pastaj dëgjohet ciatja dhe qentë ikin.
“Njeriut po i del gjak… E qëllova një qen”, njofton polici qendrën.
Incidenti ka ndodhur në afërsi të parkut natyror Crews Lake në Floriuda. Djalin (15) qeni e ka kafshuar deri sa po shkonte në shkollë, ndërsa burri të cilin kopeja e qenve e ka rrëzuar në tokë ka pësuar lëndime serioze në të dy këmbët.
Qeni i plagosur në fund është vënë në gjumë me kerkesën e pronarit. Burri i lënduar ka thënë se qentë u shfaqën nga asgjëkundi./gazetametro.net
https://www.youtube.com/watch?time_continue=7&v=4V4hjC8cFSs