Loading…

Momenti kur mysafiri special i Pacollit rrëshqet në akull dhe rrëzohet tek varri i Rugovës

  • 21/01/2018 | 16:09

Momenti kur mysafiri special i Pacollit rrëshqet në akull dhe rrëzohet tek varri i Rugovës

Ministri i Punëve te Jashtme, Behgjet Pacolli ka bërë homazhe te varri i ish- presidentit Ibrahim Rugova me rastin e 12-të vjetorit të vdekjes së tij. Pacolli ka qenë i shoqëruar edhe nga një zyrtar i huaj, por ky i fundit ka rrëshqitur në akull dhe është rrëzuar.


Mysafiri special i Pacollit është rrëzuar pak para se të mbërrijë te varri i Rugovës për të bërë homazhe. I njëjti është ndihmuar nga ekipi i Pacollit.

Ndryshe, ministrin Pacolli e kanë shoqëruar deputeti i AKR-së, Islam Pacolli dhe zëvendës ministri i arsimit Arbë Geci.

Gjatë ditës së sotme liderët shtetërorë dhe shumë fytyra tjera publike kanë bërë homazhe te varri i Rugovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë